-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Escobar: Jemi të zhgënjyer nga Serbia

Kryesoret

I dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili është në ditët e fundit të tij në këtë pozitë deri në marrjen e një roli të ri në diplomacinë amerikane, në një intervistë për Atlantic Council ka folur për raportet në mes të SHBA-së dhe Serbisë, dhe Kosovës.

Escobar ka thënë se SHBA është jashtëzakonisht e zhgënjyer me faktin se dy zyrtarë të sanksionuar nga DASH janë futur si emra në qeverinë e re të Serbisë. Escobar ka thënë se do të vazhdojnë t’ia shprehin Serbisë pritjet e SHBA-së përmes kanaleve diplomatike.

Diplomati amerikan ka thënë se raporti i Serbisë me SHBA-në varet nga disa kushte, se si Serbia sillet me fqinjët dhe se si Serbia ndërvepron me partnerët euro-atlantikë.

Escobar, i cili së shpejti do të marrë një angazhim tjetër në kuadër të diplomacisë amerikane, në një intervistë për Atlantic Council ka folur për raportin në mes të SHBA-së dhe Kosovës.

Escobar ka thënë se në të kaluarën raporti i SHBA-së dhe Kosovës ka qenë më i mirë dhe e ka cilësuar si një raport sfidues. Diplomati amerikan ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar për pavarësinë, integritetin territorial e sigurinë e Kosovës dhe një gjë e tillë s’do të ndryshojë kurrë.

Gjithashtu ka thënë se SHBA ka një lidhje tepër të thellë me popullin e Kosovës dhe se SHBA-ja mbetet një shtet shumë pro-Kosovës. Escobar ka thënë se kudo që udhëton e ka ndjenjën reciproke që populli i Kosovës janë pro-amerikan. Diplomati amerikan thotë se kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit, megjithatë shton se s’është sekret që raporti mes dy vendeve ka pasur sfida.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit