Një histori pengmarrje është zbuluar nga disa persona në Durrës, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarve.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë marrë me forcë 15-vjeçarin dhe e goditën me sende të forta.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri.
Janë ndaluar D. S., 21 vjeç dhe D. Xh., 16 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për K. S., 25 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Durrës.