-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj në Londër: Shpallja e Berishës non-grata, pa transparencë

Kryesoret

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur çështjen e shpalljes “non-grata” të ish-kryeministrit Berisha edhe në parlamentin anglez. Ai u takua në Londër me kryetarin e grupit të miqësisë me Shqipërinë, deputetin e dhomës së komunave Martin Vicker.

“Interesimit të tij për zhvillimet politike në Shqipëria iu përgjigja duke i shpjeguar shqetësimet e opozitës dhe të shoqërisë shqiptare për arrestimin e liderit të opozites pa akuzë, pa prova dhe pa hetim në kundërshtim me Kushtetutën e vendit duke i dhënë kësaj ngjarje konotacion të theksuar politik.

Po ashtu duke i shpjeguar rolin që Sali Berisha ka patur e ka në historinë e këtyre 34 viteve në Shqipëri dhe sot si lider i konfirmuar i opozitës shpreha mendimin që vendimi i shpalljes së tij “non grata” nuk është shoqëruar me informacion e transparencë në raport me shoqërinë shqiptare e cila meriton të verteta nësa ka të tilla per simbolikat që Berisha mbart.

Në këtë kontekst shumë interpretime dhe zhurma ka shkaktuar ky vendim dhe z. Berisha i ka dhënë të drejtën e kontestimit nëpërmjet një procesi ligjor po në Angli. Në një vend demokratik kur pjese të medha të shoqërisë besojnë se lideri i opozites mbahet i ndaluar politikisht kjo krijon dyshime mbi vetë sistemin e drejtësisë, thelbin e natyrën e demokracisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit