Zëvendëspresidentja e partisë së Lirisë Erisa Xhixho thotë që pasi qeveria vendosi të taksojë deri në 23% të profesionistët e lirë këto katër muajt e parë të këtij viti Qendra Kombëtare e Biznesit ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje.
Më tej me anë të një postimi në facebook Xhixho thotë që mijëra biznese do të rrisin çmimet duke zhvendosur koston e shtuar të qytetarëve dhe kjo taksë do të dëmtojë rëndë shoqërinë shqiptare e mijëra familje do humbasin burimin e të ardhurave.
“Kjo qeveri që krijon lehtësira vetëm për klientët e vet, dënon me faliment bizneset e vogla, që paguajnë rregullisht detyrimet. Gjykata Kushtetuese duhet të mbrojë interesat e profesionistëve të lirë duke anuluar këtë taksë mbi dijen që qeveria e ka gjetur si mekanizëm për të mbushur gropat e krijuara nga korrupsioni”, shkruan Xhixho.