Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar ankimin e SPAK për 6 të pandehur për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Konkretisht, rreth një muaj më parë SPAK ankimoi vendimin e GJKKO për Lefter Kokën, Pëllumb Abeshin, Jonida Zeqon, Mirel Mertirin, Stela Gugallian dhe Klotian Zoton.
Për Lefter Koken gjykata rrezoi akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dënoi atë për korrupsion. Ndërkohë SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencë përkatësisht 10 vite për Kokën e 4 vite për Bllakon.
Apeli i GJKKO ka hedhur shortin dhe ankimi do te shqyrtohet nga trupi gjykues i perbere nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (Anëtare), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).