Numri i diplomave në ciklin e studimeve bachelor sa vjen dhe po reduktohet që nga viti 2019 deri tani në 2023 numri i tyre ka rënë me 26%.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2019 në të gjithë arsimin e lartë publik dhe atë privat u shpërndanë 18,696 diploma bachelor. Ndërsa në vitin 2023 u shpërndanë rreth 13,800 dhe numri i diplomave është ulur me 14%.
Studimet që lidhen me degën e mësuesisë janë në krizë dhe kanë pësuar një rënie me 79%. Ndërsa rritjen më të madhe e kanë shënuar diplomat që lidhen me fushat e shërbimeve me 110% krahasuar me vitin 2015. Më pas vijnë degët e TIK dhe inxhinierisë me 17.5 dhe 23.% nga viti 2015 deri në 2022.
Ndërkohë rënie më të ndjeshme të diplomave po pësojnë edhe artet dhe shkencat humane me 29% dhe biznes, administrim dhe ligje me 29%.
E gjithë kjo rënie e numrit të diplomave vjen si pasojë e krizës demografike, e cila po ndikon negativisht në vendin tonë.