Presidentja sllovene Nataša Pirc Musar po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesën nga Presidenti Bajram Begaj.
Sipas axhendës së publikuar nga Presidenca, në orën 10:00 zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, më pas takimi i zgjeruar mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Gjithashtu Presidenti Begaj dhe Presidentja sllovene do të kenë një konferencë të përbashkët shtypi në orë 11:20.
Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni i saj pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.