Po vjen sezoni turistik. Ministria e Brendshme Taulant Balla deklaroi se vizioni “Shqipëria 2030” ka në themelin e vet pakthyeshmërinë e progresit të arritur, ku spikat ai në turizëm, për ta bërë Shqipërinë kampione të Ballkanit me një siguri në nivelin më të lartë.
Policia e Shtetit do të angazhojë me shërbim në zonat turistike e plazhe mbi 1 600 punonjës policie, ku një pjesë e madhe janë nga Policia Rrugore.
Balla tha se në funksion të monitorimit të akseve rrugore, do të përdoren pajisje të teknologjisë së lartë si kamera, radarë e dronë.
Ai përmendi një ndër projektet kryesore ku po punohet për rritjen e sigurisë rrugore, i njohur si “Smart City”, i cili do të nisë të zbatohet në qytetet e mëdha, apo përdorimin e inteligjencës artificiale.