-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell: Disa vende po tentojnë të frikësojnë Gjykatën Ndërkombëtare

Kryesoret

Shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë të premten se disa vende evropiane po përpiqen t’i frikësojnë gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJND), për shkak të rastit kundër liderëve të Izraelit.

Ai u bëri thirrje atyre të mos “ndërhyrjen” dhe ta respektojnë gjykatën.

Kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, njoftoi të hënën se ka bërë kërkesë për lëshimin e fletarrestimeve kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, si dhe kundër tre liderëve të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja.

“Prokurori nuk ka bërë asgjë më shumë se një akuzë dhe për këtë do të vendosë gjykata. U bëj thirrje të gjithëve, duke nisur nga Qeveria e Izraelit dhe disa qeveri evropiane, të mos i frikësojnë gjykatësit”, tha Borrell për transmetuesin spanjoll TVE. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit