-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klubi i Tiranës shkarkon trajnerin Erbim Fagu dhe zëvendëstrajnerin

Kryesoret

Klubi i Tiranës ka shkarkuar trajnerin Erbim Fagu pak muaj pasi ai u vendos në këtë post drejtues.

Gjithashtu njoftuan se është mbyllur bashkëpunimin edhe bashkë me ndihmës trajnerin Endri Vrapi.

Te Tirana pritet të emërohet shpejt trajneri i ri pasi klubi do luaje ne kupat e Evropës, por me Fagun dështoi të kualifikohej në ‘Final four’ dhe të luftonte për titull kampion në Superligë.

Postimi i plotë i Tiranës

FALEMINDERIT ERBIM FAGU

KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu.

Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamasë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardh’ e blu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi.

Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh!

FALEMINDERIT ENDRI VRAPI

KF Tirana njofton se zv. trajneri Endri Vrapi dhe klubi vendosën me konsensus për të ndërprerë bashkëpunimin.

Vrapi u bashkua me Tiranën gjatë këtij sezoni, duke qenë ndihmës trajner, teksa klubi e falënderon për punën dhe kontributin me ngjyrat bardh’ e blu, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit