Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kërkuar nga Jamarbër Malltezi për masën e sigurisë arrest në shtëpi e venodur nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Iliriana Olldashi në 21 nëntor të këtij viti.
Kërkesa e Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë është rrëzuar jo vetëm nga Gjykata e Lartë, por më herët dhe nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO.
Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor.