Është gjetur i pajetë shoferi i cili doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie anash autostradës.
Aksidenti ndodhi dje rreth mbrëmjes në fshatin Konjat.
Trupi i Fabjol Ibralliun u gjet i pajetë mes shkurreve mëngjesin e sotëm.
Dyshohet se i riu ka qenë me shpejtësi prej 160k/h, kur ka humbur kontrollin ka marrë me vete barrierat e hekurat dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës.
Në një video të mbrëmjes së djeshme shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, e cila kërkon të birin dhe pyet ku është i biri. ‘Ku është djali, nuk është gjallë ai!’ thotë ajo e tronditur. mes të bërtiturave dhe ulërimave!