-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më 27 maj në Hagë vazhdon gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Kryesoret

Ditën e hënë më 27 maj do të rifillojë gjykimi në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media.

“Gjykimi për rastin Thaçi dhe të tjerët do të rifillojë të hënën, më 27 maj, në orën 09:00”, thuhet në njoftim.

 

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë dëshmoi dëshmitari i 66-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) i cili mban kodin W04230 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar dëshmoi me masa mbrojtëse dhe dëshmoi për herë të parë lidhur me këtë rast.

Pra dëshmia e tij u mor viva—voce që i bie që ai s’ka dëshmuar gojarisht më herët.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit