Një i moshuar që mori pjesë në protestën e qytetarëve në Tiranë ka bërë thirrje për bashkim të gjerë nga veriu në jug të vendit, duke kërkuar mobilizim popullor për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin kushtetues.
Ai u shpreh se vendi ka nevojë për një Kushtetutë të re dhe deklaroi se është i gatshëm të marrë pjesë edhe në veprime brenda institucioneve.
“Nuk do të na mposhtë një njeri dhe diktator si Edi Rama. Është tradhtar i të gjithë kombit, prandaj duhet të merrni masa dhe të bashkoheni sa më shumë unë do të jem një nga ata që do të futem në Parlament dhe ta hedhim poshtë atë Kushtetutë e të bëjmë një të re”, tha i moshuari.
/5pyetjet.al









