Gjatë takimit të sotëm ku ndau tituj pronësie Edi Rama ka hedhur një thumb për Vangjel Dulen dhe vlerësoi kontributin e Vangjel Tavos.
Gjithashtu kryeministri ka theksuar se brenda vitit në Himarë do të jepen certifikatat e 4 mijë shtëpive të trashëguara.
“Atëherë, 4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefekti dhe Prefektura është adresa për çdo lloj problemi që keni. Do t’i qëndrojë mbi kokë duke iu ndihmuar, duke iu orientuar. S’keni punë fare ju, shkuat te Kadastra, ju nxorën ndonjë problem, keni Vangjelin. Unë thashë Vangjel Tavon, nëse do pronë ke Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen.”, tha ai.