-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama shpërndan 437 tituj pronësie në Himarë: Gënjeshtër e madhe kush thotë se ju kanë marrë pronat!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka ësshtë i pranishëm në Himarë ku ka nisur të shpërndajë edhe 437 tituj pronësie.
Gjatë fjalimit, ai ka thënë se çështja e pronave në Himarë është shfrytëzuar si çështje për interesa politike dhe tha gjithashtu se asnjë oligark nuk ka marrë asnjë pronë pa miratimin e pronarëve.

“Është folur shumë dhe është abuzuar shumë si një çështje që lidhet vetëm me Himarën. Madje është abuzuar shumë nga ata që nuk kanë asnjë lidhje tjetër veçse shfrytëzimin legjitim të banorëve për të çuar përpara interesat e tyre politike, interesat që nuk kanë asnjë lidhje as me fqinjët. Unë do të thosha që të njëjtën problem e kanë banorët e Thethit, Tropojës, Himarës dhe deri poshtë. Aq më tepër që unë nuk jam nga Tropoja, unë jam dhe nga Himara, që do të thotë që unë nuk do të kisha asnjë arsye në botë që të mos bëja njësoj si për Kukësin, si për Tropojën dhe për Himarën.

Rama ka deklaruar se si kryeministër do të bëjë të pamundurën që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre ose të lënë trashëgim nga të parët e tyre.

“Shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikata ende, po jo për ndonjë fakt apo plan të ndonjërit për tu marrë shtëpitë e për të ndërtuar. Edhe në Theth çmimet rriten, hotele janë plot. Pra është një problem që nuk ka të bëjë fare me broçkullat propagandistike që ju kanë mbushur kokën. Nuk dimë ne fare jo kështu jo ashtu. Secili e di vetë nga vjen e nga i ka rrënjët ne nuk i ndajmë as nga veriu e as nga jugu. Kush ju thotë tjetër shikojeni mirë perse ua thotë e ku do të dalë. Juve nuk ua ha qeni shkopin për politikë. Shqiptarët janë populli me instiktet më të forta në politikë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit