Janë arrestuar ditën e sotme babë e bir në Lushnje pasi akuzohen se kishin kthyer banesën e tyre në një bazë për përgatitjen dhe përpunimin e drogërave të cilat i shisnin në vende të ndryshme.
Në prana janë vendosur I. B., 61 vjeç, dhe djali i tij, V. B., 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë.
Policia informon se janë sekuestruar në banesën e tyre 420 doza heroine, 77 doza kokaine, një sasi lënde e dyshuar si përzierës i lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike, vlerë monetare që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.