6 vite burg janë caktuar për biznesmenin Gencian Subashi i cili prej shumë vitesh jeton në Latina.
Ai u arrestua së bashku me një të afërm teksa transportonte 17 kilogramë e gjysmë kokainë.
Arrestimi u bë gjatë një shërbimi kontrolli të shënjestruar nga një patrullë e Karabinierëve nga stacioni Borgo Grappa.
Të dy personat, të cilët ndodheshin prej disa vitesh në Latina, u ndaluan dhe iu gjet një sasi e madhe droge. Gjyqi i Subashit përfundoi sot me gjashtë vite burg.
Kushëriri, i cili kishte ndjekur një proces tjetër gjyqi, tashmë ka rënë dakord për një dënim me katër vjet.