-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Zoti të ruajt’, zbulohen mesazhet e fundit që dërgoi policja

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e efektives së policisë, pasditen e djeshme në kryeqytet. Veç arrestimit të të dashurit të efektives Aldorjana Loshi, mësohet se mesazhi i saj i fundit i drejtohej pikërisht atij.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur policja 28-vjeçarit Endri Nika, i cili është vënë në prangat e policisë.

Sipas policisë, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ai i ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit