Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me kokainë me vete.
Ai rezultoi të ishte një emër i njohur për autoritetet për të njëjtin krim.
Gjatë kontrollit në automjet atij iu gjet një sasi marijuane prej 500 gramësh, të organizuara në pako 100 gramësh, mjete ambalazhimi dhe një peshore.
Ndërkohë në kontrollin e kryer në banesën e 41-vjeçarit u gjetën 23.5 kilogram, duke e çuar kështu sasinë e drogës së gjetur në 24 kilogramë.