Pasi fitoi titullin e radhës në Premier League, “Daily Mail” shkruan se trajneri Pep Guardiola nuk do të jetë më trajner i Manchester Cityt pas verës 2025, kur skadon edhe kontrata e tij.
“Daily Mail” shkruan se spanjolli ka vendosur që të largohet duke mos pranuar që të rinovojë kontratën.
Tetë vite më parë tekniku u bashkua me Cityn duke siguruar 15 trofe, Champions League, gjashtë trofe të Premier League, katër nga të cilët radhazi.