Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, në një konferencë për shtypë bëri me dije listën paraprake me 27-lojtarë që do përfaqësojnë vendin tonë në Euro 2024.
Përveç mungesave, bie në sy dhe rikthimi i mesfushorit Amir Abrashi.
Një emër i cili ‘ngacmoi’ gazetarët e pranishëm në konferencë, duke pyetur se përse Abrashi përbara Uzunit apo Cikalleshit.
Trajneri Sylvinho u shpreh se nuk ka mundësinë të grumbullojë 35 lojtarë.
‘Për fat të keq nuk mund të grumbullojë 35-lojtarë, më duhej të bëja një zgjedhje të vështirë por janë këta lojtarët që për mua meritojnë të luajnë në këtë Europian. Amir Abrashi është një lojtar që ka eksperiencë, është i vetmi që ka luajtur në Euro 2016, dhe kjo eksperiencë na duhet në grup’ u shpreh Sylvinho.
I pyetur dhe për grumbullimin Medon Berishës, mesfushori i Lecces, Sylvinho u shpreh se ‘ është një lojtar i cili ka treguar një formë të mirë dhe të qëndrueshme ndaj e meriton këtë mundësi, ka bërë mjaft mirë me Kombëtaren U-21. Një rast i ngjashëm me Mitajn, i cili u kthye në një lojtar të rëndësishëm për ne’.
Befason Sylvinho, nga Cikalleshi tek Uzuni, kush janë lojtarët që u lanë në ‘shtëpi’?