-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Debati/ Balla-opozitës: Thirrini mendjes dhe lini porositë, votoni rezolutën

Kryesoret

Në debatin për rezolutën antikorrupsion të PS-së, ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh i bindur  se lufta kundër korrupsionit në vend do të vazhdojë.

Balla tha ndaj opozitës se qëndrimi i tyre për rezolutën, vjen si rezultat i porosive nga ‘rruga e shpresës’, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai në fjalën e tij tha se opozita duhet ti thërrasi mendjes dhe deri në përfundim të seancës të ketë votuar rezolutën antikorrupsion.

“Nuk ka pamje më qesharake për opozitën kur Kuvendi është thirrur në një seancë të rrallë si kjo e sotmja. Ndërsa kryeministri i vendi flet për rezolutën disa prej deputetëve të opozitës, valëvitin një fotografi të shëmtuar të një personi të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, se ka minuar demokracinë.

Sot dua t’i them qytetarëve shqiptarë se jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i dhënies fund të pandëshkueshmërisë. Disa prej jush janë ende në kohë të ndajnë veten nga epoka e vjetër. Rruga e Shqipërisë drejt BE është e patjetërsueshme.

Ju duhet të shpëtoni nga porositë që keni marrë nga rruga e shpresës dhe shpresoj që deri në orën 5 ‘i kini thirrur mendjes dhe të keni votuar rezolutën” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit