Dy ditë më parë në portin e Durrësit u arrestua pronari Mentor Cuni dhe drejtuesi i fugonit Arjan Doçi teksa po transportonin drejt Anglisë kokainë.
Ditën e sotme si rezultat e hetimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e Fatbardh Cunit 37 vjeç, i cili dyshohet se do të priste 7.3 kg kokainë në Angli.
Ndërkohë, po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, për të bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.