-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Investigimi i ri në RAI3 për marrëveshjen e emigrantëve do sjellë puntatën e dytë

Kryesoret

Emisioni investigativ “Report” i RAI3 në Itali rikthehet sërish me një tjetër episod në lidhje me Shqipërinë.

“Pas sulmeve të dy kryeministrave, asaj italiane, Giorgia Meloni dhe atij shqiptar, Edi Rama, i rikthehemi trajtimit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Intervistuam kreun e qeverisë shqiptare, i cili pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Giorgio Mottola-s, madje edhe atyre të mprehta për infiltrimin e mafies shqiptare në qeverinë e tij”, njofton “Rai 3” krahas videos që njofton investigimin në Shqipëri.

Në videon e prezantimit duket që kryeministri shqiptar ka pritur në zyrën e tij gazetarin e RAI3, Giorgio Mottola që kreu edhe dokumentarin e parë.

Gazetari italian nuk ka pranuar kafen e ofruar nga kryeministri Rama, gjë sipas tij bëri kreun e qeverisë shqiptare të mbetet paksa keq. Vetë Rama e ka kaluar me një batutë gjatë intervistës edhe pse gazetari i thotë se kishte pirë një tjetër kafe më herët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit