Opozita është duke zhvilluar protestën e 9-të para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet largimi i Erjon Veliajt dhe vendosja e tij para drejtësisë.
Dhe në këtë rast protesta ka kaluar në përdorimin e lëndëve piroteknike, teksa drejt derës së Bashkisë është hedhur molotov.
Policia ka bërë thirrje për qetësim ndërsa Dorjan Teliti gjatë fjalës së tij ka thënë ‘na dorëzoni Veliajn që të ndalojmë protestën’.