Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës ka sqaruar se përse e njohu Palestinën dhe përse po heziton për Kosovën. Spanja është një ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Arsyeja kryesore për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Spanjës lidhet me qëndrimin spanjoll ndaj rajonit verilindor të saj, Katalonjës.
Këshilltarja për mediat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës Elena Aljarilla Cortezon tha për REL se “Situata në Palestinë është ndryshe. Njohja e shtetit të Palestinës nuk prek në integritetin territorial të Izraelit, pasi ai territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit”.