Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Arjan Doçin dhe Mentor Çunin shoferin dhe pronarin e furgonit të linjës Shqipëri-Angli ku ditën e shtunë u kap kokainë në Portin e Durrësit.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit , më 25 maj kontrolluan automjetin furgon që drejtohej nga Arjan Doçi.
Nga ky kontroll policia gjeti të fshehur në pjesën e poshtme të sediljes 7 pako të mbështjella me natriban.
t Mentor Çuni, 39 vjeç, është pronar i furgonit “Bledi Trans” brenda të cilit u gjetën të fshehura pakot me kanabis. Ndërsa, shoferi ishte djali i tezes së tij, Arjan Doçi.