Ditën e nesërme pritet të ngrihet Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion, që pritet të marrë vetëm votat e socialistëve në Kuvend. Opozita nuk e ka pritur mirë këtë nismë të mazhorancës, ndërsa abstenuan edhe në votimin e rezolutës.
Para se të merrnin pjesë në mbledhje, të pyetur nga gazetarët, shumica e deputetëve të Rithemelimit u shpreh kundër pjesëmarrjes në këtë komision të posaçëm, por pritet të dilet me një vendim unanim nga mbledhja e grupit.
Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi se ky komision është një proapgandë për të mbuluar korrupsionin
“Më gjeni një rast kur Rama ka drejtuar gishtin ndaj një të korruptuari dhe ka thënë do ta largoj nga puna se është i korruptuar. Ndërkohë, çdo aferë për korrupsion të denoncuar nga opozita me fakte i ka dalë për zot. Rasti është ky.
Prandaj s’jemi bërë pjesë e këtij procesi, duke ritheksuar se ka mungesë vullneti nga mazhoranca dhe është propagandë dite për të mbuluar fytyrën e zezë nga korrupsioni të Ramës. Ne jemi për luftë pa kompromis ndaj komisionit, luftë reale jo luftë me fjalë. Nëse dëgjoni që thotë do luftoj korrupsionin, prisni edhe një aferë më të madhe në ditët në vijim”, tha Bardhi.