Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nartë ku mësohet se një 37-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri por ende nuk dihet arsyeja pse i ka dhënë fund jetës.
“Sot, në fshatin Nartë, në afërsi të fushës së sportit, dyshohet se shtetasi 45 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, të cilën e kishte me leje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Mësohet se viktima është Arjan Demiraj.