Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi përballë administratës ka folur për luftën e korrupsionit dhe në këtë sektor.
Sipas tij është krijuar ideja se administrata shqiptare është çerdhja e djallit por kjo gjë nuk është e vërtetë.
“Në fakt unë nuk do guxoja kurrë ta bëja këtë fjalim pavarësisht kurjaos që nuk më mungoin nëse unë vet nuk do të isha i penguar psikologjiksht që ta vlerësoja administratën tonë publikisht ashtu siç e dinë të gjithë që mund të ketë shumë të meta dhe boshllëqe për të mbushur por nuk është absolutisht çerdhja që janë mbledhur gjithë djajtë dhe janë mbledhur të gjitha të këqijat.
Nuk e kam fare problem që kush e mendon administratën si çerdhen e të këqijave se ne kemi në administratë një aset kombëtar e cila është shumatorja juaj dhe e të tjerëve si ju.
Fakti që publiku sheh zbulimin e korrupsionit nuk dmth që korrupsioni është rritur por se po luftohet seriozisht.