-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afati dhe dokumentet për regjistrimin në çerdhe dhe kopshte

Kryesoret

Në datë 7 Qershor do të nisin aplikimet për regjistrimet në çerdhe dhe do të zgjasin deri në 11 qershor. Prindërit duhet të paraqiten pranë çerdhes së lagjes nga ora 9:00 deri në orën 14:00. Për kopshtet afati i regjistrimit është 10-21 qershor dhe gjatë korrikut bëhet dhe shqyrtimi i të gjitha kërkesave. Prioritet do të kenë fëmijët që i kanë të dy prindërit në marrëdhënie pune, si dhe ata që vijnë nga familje me probleme ekonomike apo sociale.

“Siç është bërë traditë në periudhën e muajit qershor në të gjitha çerdhet dhe kopshtet nis procesi i aplikimit. Prindërit që janë të interesuar për të marrë këtë shërbim afrohen në një nga çerdhet e njësisë së tyre, banorë të asaj njësie që janë me certifikatën e fëmijës dhe me certifikatën familjare me dy vërtetimet e punës nga data 3 qershor dmth.

Nga e hëna që vjen deri të premten janë të lutur të bëjnë procedurën e aplikimit për çerdhet, gjatë qershor-korrik bëhet shqyrtimi i të gjitha kërkesave dhe në varësi të numrit të fëmijëve frekuentues nis dhe frekuentimi i fëmijëve të rinj” theksoi Zhaneta Beqiri, Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit