Një shqiptar i cili ka fshehur në çorapen e tij një sasi droge është dënuar me 3 vite burg.
39-vjeçari Elis Kola pranoi që kishte drogë dhe brenda në makinë më pas u gjetën 22 mbështjellje kokaine me vlerë më shumë se 1100 £ të fshehura në një çorape.
Ai u gjet fajtor për posedim të një droge të klasit A me qëllim shpërndarjen e saj.
Detektivi Lauren Skinner, i cili hetoi, tha: “Ne do të vazhdojmë të prishim dhe çmontojmë aktivitetet e tregtarëve të drogës që sjellin krime, përfshirë dhunën e vjedhjet “.