-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është shefi i AMP-së që denigronte drejtuesit e policisë

Kryesoret

Kushtrim Selimi shef i sektorit të agjencisë se mbikëqyrjes policore Durrës është shpallur më kërkim nga policia e shtetit.

Selimi komunikonte me oficere Regina Osmani dhe gazetarin që u arrestua për shkrimet që do të publikoheshin në një portal për t’i denigruar.

Sipas verifikimeve informacionet i jepte 39-vjeçari Selimi e ndërsa shkrimet bëheshin për drejtuesit e policisë.

Nga verifikimi ka rezultuar se disa shkrime për denigrim imazhi ishin bërë për drejtorin e përgjithshëm Muhamet Rrumbullakun, drejtorin e rendit Rebani Jaupin si dhe pre disa drejtues të tjerë.

Ende policia nuk e ka saktësuar nëse kjo skeme bëhej për gjobëvënës apo kishte qëllime të tjera për emërimin në poste më të larta.

Shpallet në kërkim shefi i AMP-së Durrës: Denigronte drejtuesit e policisë

Njoftimi i policisë

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

R. O., 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës;

E. H., 35 vjeç, me profesion gazetar.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit