Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 34-vjeçar madje duke e kanosur me thikë.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit, 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.