Opozita është kundër ngritjes së komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. Deputeti demokrat, Dash Sula ka kërkuar nga Kuvendi që të heqin nga rendi i ditës pr/vendimin. Sula tha se njëherë duhet të raportojnë institucionet e drejtësisë për raportet e vitit 2023.
“Do ju kërkoja që në seancën e sotme në rendin e ditës ku kemi edhe pr/ vendimin për komisionin Antikorrupsion, arsyeja përse kërkoj të tërhiqet ka të bëjë më me raportimin e institucioneve të pavarura, sidomos të sistemit të drejtësisë, të cilat kanë raportuar në komisionin e Ligjeve dhe një ndër pikat e diskutimit dhe debatit që kishin veçanërisht Dumani, ku tha që në përmbushje të detyrave të lënë nga rekomandimet e 2023, e kishim të pamundur t’i plotësonim për shkak të mungesës efektive të kohës. Mendoj dhe gjykoj që këto institucione të raportojnë, të kishim debate këtu dhe pastaj ky komision që ju e keni me kaq zemër, nuk besoj se prish punë edhe 2 javë që nuk u luftua korrupsioni“, tha Sula.