-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës arreston bashkëpunëtorin e Vulinit

Kryesoret

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet M.K. në Leposaviç nën dyshimin për vjedhje të identitetit. Lajmin e ka konfirmuar mbrëmje zëvendëskomandanti i PK-së për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Policia thotë se ka pasur informacione për kryerjen e mundshme të veprës penale të vjedhjes së identitetit dhe se zyrtarët e njësitit të rregullt të PK-së e kanë ndaluar në territorin e komunës së Leposaviçit dhe më pas e kanë arrestuar.

“Ky person ka dy identitete – një për dokumente serbe, dhe tjetri për dokumente të Kosovës”, tha për KoSS Veton Elshani, zëvendës komandant i PK-së për rajonin e Veriut.

Ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Vulin. Në kohën kur Vulin drejtonte Zyrën për Kosovë, M.K ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit