-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrohen 10 mln Euro të shushunjave që zhvatën qytetarët me mikrokredi

Kryesoret

Prokuroria Tiranë sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë personave dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi pas skandalit. Konkretisht janë sekuestruar llogaritë e subjekteve ‘ADCA’, ‘Final’ dhe ‘Micro Credit Albania’. Gjithashtu 10 personave; Arben Meskuti, Ernela Cuberi, Olsi Ibro, Elda Ibro, Albert Gega, Andis Gjoka, Vasil Bakallbashit, Alketa Goxhës, Jordisa Metajt dhe Edmond Matos.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dyshime se lidhen me vepra penale të kryera nga këta shtetas dhe këto shoqëri gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre financiar në lidhje me blerjen e portofoleve të kredive të këqija nga banka të nivelit të dytë dhe dhënien e kredive të tjera shtetasve të ndryshëm duke sekuestruar pasuritë e këtyre qytetarëve në raport të zhdrejtë me vlerën e kredive të akorduara.

Ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare” njofton prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit