-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

32 milionë Euro për skanera dhe dronë për të kontrolluar kufirin

Kryesoret

32 milionë Euro do të hedhë qeveria shqiptare për të mbrojtur kufirin, konkretisht vijnë tokësore, detare, por edhe forcimin e kontrolleve në pikat doganore. Nga shuma totale, 2.7 miliardë lekë apo 78 për qind e totalit do të dalin nga buxheti i shtetit.

Pjesa tjetër do të mbulohet nga shtete partnere. 1.9 miliardë lekë do të shpenzohen për menaxhimin e 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve.

Do të ngrihet Qendra Kombëtare e Koordinimit të Menaxhimt të Integruar të Kufirit që do të merret me përmirësimin e trafikut ndërkufitar, sigurinë kufitare dhe ulur paligjshmërinë.

Synohet dhe pajisja me skanera të bagazheve për Degët Doganore Muriqan, Kapshticë, Kakavijë, Qafë Botë, Qafë Thanë. Do të ketë radarë për të mbikqyrur kufirin blu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit