-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2026 me 81 vota pro

Kryesoret

Në një seancë maratonë që ka vijuar deri pas orës 01:30, Kuvendi miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2026 me 81 vota pro dhe 16 kundër. Buxheti parashikon të ardhura prej 823 miliardë lekësh dhe shpenzime prej 886.7 miliardë lekësh. Deficiti buxhetor është planifikuar në 2.3% të PBB-së, ndërsa borxhi publik pritet të ulet në 53.6% të PBB-së deri në vitin 2026.

Një nga pikat kyçe të projektbuxhetit është rritja e pensioneve, me formula të reja që përfshijnë bonuse mujore. Për vitin 2026 janë parashikuar 100 milionë euro për bonuse dhe 16.5 milionë euro për indeksim pensionesh. Po ashtu, paga minimale do të rritet në 50 mijë lekë, dhe pagat e administratës publike do të indeksohen me 2.5%.

Qeveria ka planifikuar investime të larta publike, me një mesatare prej 6.5% të PBB-së për periudhën 2026–2028, duke u fokusuar në projekte të lidhura me integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Po ashtu, është parashikuar një rritje e buxheteve lokale me 9%, duke arritur në 97.7 miliardë lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit