-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Basha: 20 mijë euro për fëmijën e tretë, xhandarmëri dhe heqje vizash me SHBA-në

Kryesoret

Mesditën e sotme Lulzim Basha nga Parku Olimpik në Tiranë prezantoi programin elektoral, që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 2025. Nga të rinjtë, shtresa e mesme dhe pensionistët. Premtimet ishin të shumta. Gjithashtu edhe për biznesin.

Basha deklaroi se do të përjashtohen nga taksat bizneset e vogla nën 140 mijë euro, të cilat do të paguajnë vetëm detyrimet e pushtetit vendor. “Taksa e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhurat personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9%.

Edhe për profesionet e lira ne do ti japim fund kamxhikut të arbitraritetit që është sot një nga shkaqet kryesore të mbylljes së sipërmarrjes shqiptare dhe emigracionit. Bizneset e vogla nën 140 mijë euro nuk do jenë subjekt i kësaj takse, e vetmja taksë që do mblidhet për bizneset e vogla do jenë taksat e pushtetit vendor” tha ai.

Programi i PD-së së Lulzim Bashës

  1. 2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e tretë

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

  1. Mendje e shëndoshë, trup i shëndoshë:

Drekë për nxënësit ne gjitha shkollat 9 vjeçare dhe te mesme dhe shkolle gjatë gjithë ditës kurse kompjuteri, gjuhe të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00.

  1. Gjenerata e re

Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10 mijë te rinj pas shkollës se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

  1. Taksa e sheshtë 9%
  2. Profesionet e lira tatim 9%
  3. Reforma e pronës!
  4. Mbështetje për familjet fermere

Çdo vit do të akordohen 100 milionë euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë. 50 milionë euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë, përfitues 150 mijë fermerë.

  1. Pensionet rritje dhe bonus periodik 250 mijë lekë
  2. Statusi i të përndjekurit

Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.

  • Shqiptarët për Shqipërinë:

5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç që angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç.

  • Krijohet Xhandarmëria Kombëtare

Njësia e zbulimit dhe rikuperimit të pasurisë së vjedhur: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut

  • Gjykata e auditit

Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit.

  • Udhëtimi pa viza në Amerikë brenda mandatit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit