Ditën e sotme në fshatin Hadëraj Selenicë u gjetën të kultivuara rreth 334 bimë kanabis.
Blutë kanë identifikuar 30-vjeçarin me iniciale A.C., për kultivimin e këtyre bimëve dhe po punon për kapjen e tij. Gjithashtu edhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.