Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka përshëndetur pjesëmarrjen e partive shqiptare në votimet e Bujanovcit dhe Preshevës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X” shkruan se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë.
Reagimi i Igli Hasanit:
Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.
Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë.
Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!