-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Derdhja e ujërave të zeza, Braçe: Krim mjedisor, bashkia e Lushnjës të marrë masa

Kryesoret

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar me anë të një video për derdhjen e ujërave të zeza të Lushnjës në Divkjakë.

Braçe shprehet se ky është një krim mjedisor që e konsumon bashkia e Lushnjës me veprimin ose mosveprimin e saj dhe dëmi është kolosal për Divjakën e cila nuk ka reaguar rreth kësaj çështje.

“Kjo që po u tregoj është prova; buzë rrugës nga rotonda e grabianit-tre ura, kalon emisari i tërbufit, i cili vijon deri tek portat e kularit e pastaj në det; në këtë pikë ku ndodhem, emisari ushqehet nga një kanal horizontal (me autostradën), në të cilin bashkia Lushnjë derdh ujërat e zeza të fshatit Dushk, bashkë me mbetjet e fabrikës së vajit dhe një super kompleksi viçash për majmeri! Ndotja është kaaaataaaastroooofiiiiiikeeeeee! Krim mjedisor jo vetëm publik, por është i tmerrshëm!”, tha Braçe.

Gjithashtu deputeti socialist i bën thirrje bashkisë së Lushnjës që të marrë masa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit