-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Programi i PD-së/ Jupi te 5Pyetjet.al: Fokusi te familja, 50 mln Euro për artin

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha prezantoi programin, ofertën politike për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Shumë premtime, por pa faturë konkrete. 20 mijë euro për beben e tretë, kredi të butë për 30 mijë çifte të reja, bonus periodik prej 250 mijë lekësh për pensionet e ulëta, por edhe 50 milionë euro për kulturën. Për të folur më konkretisht për programin “Shqipëria meriton më shumë” që është slogani i PD-së, zhvilluam një bisedë me zonjën Taulanda Jupi, e cila është anëtare e Kryesisë.

Programi “Shqipëria meriton më shumë” do t’u thotë shqiptarëve që PD tashmë është gati për të paraqitur një program që ka në qendër qytetarin. Pas 11 viteve qeverisje të socialistëve që është e gërryer nga korrupsioni, duket se pavarësisht rritjes së taksave duket se është destinuar vetëm për PPP dhe koncesione. PD ka në qendër qytetarin, mirëqenien, individin. Ne besojmë se një shtet i vogël që nuk ndërhyn në treg për ta manipuluar por që e lë të lirë në meritokraci, pasi janë të vetmet mekanizma që gjallërojnë tregun” tha ajo.

Por cilat janë tre prioritetet kryesore të këtij programi; të rinjtë, shtresa e mesme, pensionistët, biznesi? “Ka disa pika të programit që kanë bërë më shumë lajm dhe kanë tërhequr më shumë vëmendjen. Le të mos nxitohemi që të merrmi vetëm më një pikë apo një fashë të programit, që ishte i ndarë në disa tryeza me ekspertë.

Premtimi 20 mijë euro për beben e tretë është vizion për të nxitur që PD, ne, familjen e kemi një nga shtyllat tona. Duke bërë bashkë pjesën e besimit me realitetin e familjes sot, duket se ka një luftë të shpallur ndaj familjes. Nëse familjet sot kanë pasiguri një qeveri me një vullnet të qartë i jep besimin për ta rienergjizuar. Ky është vizion i qartë për t’u treguar të rinjve, familjes, që PD vërtetë mendon për familjen dhe individin.

Pas 11 vitesh, kur është bërë reforma e fundit e pensioneve, rezulton e dështuar. PD mendoj që për cdo shtresë të popullsisë ka treguar vëmendjen e duhur për të zgjidhur problemet. Nuk ka shtresë që nuk ka problem me ekzistencën. Edhe pensionistët, sot kemi një situatë të frikshme. Gati 48% e tyre marrin pension të pjesshëm. Të mos llogarisim ata që vijnë nga zonat rurale që pensionet e tyre nuk dalin as për ilaçe. Pensionistët kanë vëmendjen e tyre, ashtu si të rinjtë, gratë dhe vajzat” tha Jupi.

Pedagoge në Universitetin e Arteve, Jupi foli për investime konkrete që kanë objektiv deri 10-fshimin e të ardhurave që gjenerohen nga industria kreative. Programi i PD-së parashikon 50 milionë Euro për kulturën dhe 0% taksë për individin krijues, po ku do të gjenden lekët?

Nëse në një buxhet të madh, ti redukton shpenzimet që shkojnë për PPP dhe koncesione, ato para janë aty dhe gjenden. Arti dhe kultura së bashkë trashëgiminë e kulturës dhe sportit janë një vektor shumë i rëndësishëm edhe pse për 30 vite janë konsideruar që janë aty sa për të bërë një program. Nuk kam luftuar pak bashkë me kolegët për t’i bindur që arti dhe kultura duhet të kenë vëmendjen e duhur, sepse është momentin për ta vlerësuar seriozisht sa i rëndësishëm është investimi në arsim aq është edhe investimi në art dhe kulturë.

Pasi arti dhe kultura krijojnë një vektor mirëqenie sociale dhe duhet të kenë një impakt social. Në vizionin e PD-së ne e kemi të qartë që arti dhe kultura duhet të jetë e aksesushme për cdo qytetar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe që jeton më në harmoni me njëri tjetrin. Për herë të parë duke pasur një sfidë të rëndësishme, liberalizimin e tregut të artit dhe kulturës.

Ne mendojmë se vetëm duke investuar dhe duke u dhënë mundësinë qytetarëve, artistëve të industrisë kreative të kenë një taksë zero unë besoj se është iniciativë e mirë për të nxitur krijimtarinë shqiptare. Ne duhet të investojmë për të ruajtur identitetin tonë kombëtar. Gjithashtu duhet të krijohet një regjistër për artistët e lirë që nesër të dish se kush është buxheti që do u kushtosh atyre, liberalizimin e tregut dhe futja e enteve private për të sjellë të ardhura dhe të mira ekonomike për ata që e bëjnë artin dhe për ekonominë shqiptare” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit