Gazeta më e madhe gjermane, BILD shkruan se hetuesit gjermanë dhe ata ndërkombëtarë kanë në shënjestër familjen e Edi Ramës. Sipas tyre, Olsi Rama është i përfshirë në një çështje të trafikut të kokainës në Hanover të Gjermanisë.
“Hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kreut socialist të qeverisë Edi Rama. Vëllai i tij Olsi Rama është përfshirë në hetimet për një rast të madh kokaine nga Hanoveri,” shkruan gazeta.
Sipas saj, Shqipëria është një narkoshtet në dyert e Bashkimit Europian. BILD thekson se në fokus është edhe vetë Edi Rama./ Syri.net