-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Janusz Bugajski: Dështimi i SHBA-ve në Ballkan

Kryesoret

Presidenca e Bidenit i ka zgjatur dhe i ka thelluar konfliktet në Europën Lindore dhe në Ballkanin Perëndimor. Në linjë me pararendësit e vet, kjo presidencë u gjend e papërgatitur për sa i përket ndjekjes agresive të agjendës ekspansioniste “bota ruse” nga ana e Moskës apo edhe ekuivalentes së saj serbe. Kjo presidencë nuk arriti ta pengojë agresionin, prandaj, tani, është përgjegjëse për pasojat.

Edhe pse shërbimet e inteligjencës amerikane e kishin zbuluar paraprakisht se pushtimi i armatosur i Ukrainës, në shkurt të 2022-it, nga Rusia ishte i pashmangshëm, politikëbërësit nuk mundën t’ia siguroninin në kohë Kievit të gjitha armët e nevojshme për të mposhtur pushtuesin.

Qasja jo e drejtë e SHBA-së bazohej në dy supozime që nuk qëndronin. Së pari, zyrtarët ishin të bindur se Moska do të kërkonte një “shteg” të dilte nga lufta për shkak të dënimit që mori ndërkombëtarisht si dhe prej sanksioneve që i dëmtonin ekonominë.

Dhe, së dyti, politikëbërësit arritën në përfundimin se t’i jepnin Ukrainës armë moderne më vdekjeprurëse do të çonte në “përshkallëzim” të situatës dhe kjo do ta bënte Moskën të sulmonte Perëndimin ose të përdorte armë taktike bërthamore kundër Ukrainës. Nga ana tjetër, Moska i konsideronte sanksionet, që ishin relativisht simbolike, si dobësi nga ana e Perëndimit dhe furnizimin e ngadaltë me armë të Ukrainës si frikë të Perëndimit prej Rusisë.

Aftësitë luftarake dhe përshtatja ushtarake të Ukrainës e habitën Shtëpinë e Bardhë, e cila priste që Kievi të kërkonte armëpushim, duke pasur parasysh potencialin e supozuar dërrmues të ushtrisë ruse. Në vend të kësaj, Ukraina demonstroi se një komb i vendosur për të mbijetuar dhe ruajtur shtetësinë e tij nuk mund të mposhtet lehtë, veçanërisht nga një shtet imperialist dhe thellësisht i korruptuar si Rusia.

Gjithsesi ekipi i Biden vijoi t’ia ndalonte Ukrainës përdorimin e armëve perëndimore për të shkatërruar objektivat ushtarake brenda Rusisë. Kjo është sikur t’ia ndaloje Uashingtonit të mundohej për eliminimin e Osama bin Ladenit në Pakistan, pas sulmeve të 11 shtatorit nga Al Kaeda në territorin amerikan. Kjo i dha Moskës mundësinë të grumbullonte forcat e veta për sulme të reja në territorin ukrainas dhe të vijonte me bombardimet e përditshme terroriste të qyteteve të Ukrainës.

Pra, lufta u zgjat nga mungesa e largpamësisë së SHBA-së dhe nga frika e një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë. Në realitet, Moska nuk është në gjendje të intensifikojë armiqësitë duke sulmuar NATO-n në një luftë të mirëfilltë. Provokimet dhe paralajmërimet e saj për vijat e kuqe kanë rezultuar të pabazuara.

Përkundrazi, Rusia veçse arrin të përfshihet në kombimin e zakonshëm të operacioneve për ndikim, korrupsionit financiar dhe sabotimeve që kanë për qëllim të përçajnë demokracitë perëndimore dhe të ulin vendosmërinë e tyre për të ndihmuar Ukrainën. Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit e ka kuptuar se të pengosh Kievin për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë është joproduktive dhe shton viktimat civile.

Kjo politikë për shmangien e rrezikut po ndryshon ngadalë, por, sidoqoftë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe drejtori i CIA-s duhet të heqin dorë nga perceptimet e vjetruara mbi fuqinë e Rusisë, çfarë pengon Ukrainën të arrijë më shumë fitore dhe të çlirojë territorin e vet.

Strategjia e Administratës Biden në Ballkanin Perëndimor është, haptazi, një dështim edhe më i madh. Paqëtimi i qeverisjes së Vuçiç i ka intensifikuar ambiciet e Beogradit, i ka ftohur aleatët e Amerikës në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi dhe ka ndihmuar që t’i çelet rruga ndikimive përmbysëse ruse dhe kineze.

Në rajon, Uashingtonit i besohet më pak se ndonjëherë në historinë e kohëve të fundit, ndërkohë që strategjia e paqëtimit ka zhbërë shumë nga progresi I arritur që nga rënia e Jugosllavisë në vitet 1990.

Ambasadorët dhe të dërguarit specialë të Bidenit në Ballkanin Perëndimor kanë inkurajuar ambiciet e Beogradit duke bërë lëshime për sa i përket njohjes së integritetit shtetëror të Kosovës dhe Bosnjës. Beogradi parasheh se koha punon në favor të tij për sa i takon rivendosjes së hegjemonisë rajonale të Serbisë. Kjo e ka inkurajuar edhe Republikën Srpska të Dodikut të kërcënojë me shkëputje dhe të masë reagimet perëndimore.

Po ashtu, ka inkurajuar politikanët nacionalistë serbë në Mal të Zi që të kalojnë agjendat e veta në parlament. Të gjithë këta lojtarë politikë janë të idesë se SHBA-ja do të jetë gjithnjë e më e preokupuar me krizat në të tjera rajone dhe, pas zgjedhjeve presedenciale të nëntorit në Amerikë, do t’i kushtojë më pak vëmendje Ballkanit Perëndimor.

Ata gjithashtu besojnë se njësoj si në rastin e politikave të ndjekura ndaj Rusisë, Uashingtoni do të jetë i kujdesshëm që të mos e polarizojë Serbinë nga frika se mos kjo provokon një tjetër konflikt të armatosur në Evropë.

Frika joracionale nga përshkallëzimi i konfliktit – fobia e përshkallëzimit – është kthyer në një mjet (presioni) psikologjik që përdoret si nga Moska ashtu edhe nga Beogradi për të dobësuar vendosmërinë e SHBA-së dhe për të fituar avantazhe për politikat e tyre ekspansioniste.

Në të vërtetë, frika e tepruar prej provokimit të konfliktit të armatosur ka pikërisht efektin e kundërt të asaj që synohet, sepse kundërshtarët do ta ushqenin qëllimisht këtë frikë në mënyrë që të ndjekin objektivat e tyre jo fort të shqetësuar se mund të përballen me pasoja.

Që një superfuqi të mbizotërojë, ajo duhet të jetë në gjendje të çlirohet nga çfarëdo frike e pabazë, të përllogarisë saktë fuqinë e vet dhe të shfrytëzojë dobësitë e kundërshtarëve të saj. Kur ndonjë administrate i mungon vizioni dhe qartësia mbi objektivat e saj për sigurinë ndërkombëtare, atëherë ajo nuk mund të zhvillojë një politikë efektive për t’i arritur ato./ DITA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit