Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi duket se është kundër bojkotit të komisionit të posaçëm anti-korrupsion të ngritur nga shumica socialiste, por që opozita ka deklaruar se do ta bojkotojë.
“Bojkoti dëmton shumë opozitën, por secili duhet të bëjë punën. Edhe pjesëmarrja në komision edhe mos pjesëmarrja nuk pengon asnjë deputet për të bërë punën e tij.
Nuk e di si është historia e komisionit. Kush janë iniciatorët dhe më kë kanë negociuar, cila është axhenda. Duke mos pasur transparencë lindin dyshimet.
Unë që nga djegia e mandateve për të cilën jemi koshient se cfarë ka ndodhur është pasoja që kemi tani me institucionet.
Kështu që mendoj se të qenit një opozitë kompakte do të ndihmonte në procesin dhe krijimin e një hapësire më të madhe për një ristruksim të shoqërisë dhe jetës politike” tha ajo.