Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën, djali i Nehat Kullës. Ai u arrestua pak ditë më parë dhe u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij.
Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babait të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësinë e banesës, ku të dy pretendojnë pronësinë, pas vdekjes së Nehat Kullës.
Robert Kulla e kërkon si trashëgimtar dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës se dheu bravën e derës.