Mbrëmjen e djeshme një 51-vjeçar është gjetur i plagosur rëndë pranë hotelit të tij në Himarë.
Sipas Policisë së Himarës biznesmeni Niko Bollanon ka qenë në efektin e alkoolit dhe ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij.
51-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës dhe në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.